Ballina Biznes Qeveria prezantoi masat e reja, gati marrëveshjet për energji të subvencionuar

Qeveria prezantoi masat e reja, gati marrëveshjet për energji të subvencionuar

Qeveria ka prezantuar masën për subvencionim të energjisë elektrike në të cilën janë përfshirë 3 kategori. Në kategorinë e parë – kompanitë nga sektori ushqimor, në kategorinë dytë – ndërmarrjet e ujësjellësit dhe në atë të tretë – shkollat fillore dhe të mesme. Të gjithë të interesuarit për të përfituar nga kjo masë deri më 10 nëntor duhet të dorëzojnë dokumentet për nënshkrimin e kontratave për furnizim me energji elektrike në EMV. Me këtë masë energji elektrikë më të lirë pritët të përfitojnë 200 kompani, ndërmarrjet e ujësjellësit si dhe 365 shkolla fillore dhe 109 të mesme.
“Personat fizikë dhe juridikë nga sektori i ushqimit do të përfitojnë energji elektrike me çmim prej 80 euro për megavat orë, ndërsa kompanitë e ujësjellësit dhe shkollat me çmim prej 95 euro për megavat orë. Ky vendim është marrë me qëllim parandalimin dhe rritjen e çmimeve për disa produkte të caktuara, për të ruajtur besueshmërinë dhe vazhdimësinë në furnizimin me ujë dhe pastrimin e ujit, si dhe sigurimin e energjisë elektrike për shkollat për mbarëvajtjen e orëve pa pengesa gjatë periudhës së vjeshtës dhe dimrit.”,- deklaroi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
Nga EMV kanë informuar se veç më janë përgatitur procedurat dhe dokumentet për nënshkrimin e marrëveshjeve, ndërsa furnizimi i këtyre konsumatorëve do të bëhet gjatë periudhës së krizës energjetike, deri në fund të prillit të vitit të ardhshëm.
Ndërkohë, kryeministri ka kritikuar opozitën për bllokim të ligjeve të rëndësishme për ballafaqim me krizën, ku ka dështuar edhe marrja e kredisë prej 100 milion euro nga BERZh.
“Për shkak të sjelljes së papërgjegjshme të opozitës, ato mjete financiare qëndronin në llogarinë e bankës, por i kanë rialokuar për qëllime të tjera. Me këtë iu pamundësua vendit tonë për shkak të opozitës që të shfrytëzojë mjete mjaft të rëndësishme.”,- tha Kovaçevski.
Nga qeveria gjithashtu kanë njoftuar se do të vazhdojnë të subvencionojnë me 80% të energjisë elektrike për 600 mijë amvisëri, edhe 72 mijë kompani të vogla, ndërsa kategoritë e rrezikuara dhe pensionistët do të ndihmohen me ndihmë të drejtpërdrejtë financiare.
Marketing
Exit mobile version