Qeveria: Propozim-ligji për ndihmë financiare – ja kur pritet të nisë pagesa

Qeveria me ndihmë financiare për kategoritë e rrezikuara sociale të qytetarëve me qëllim përballjen më të lehtë me krizën energjetike dhe të çmimeve. Për prindërit që vetë përkujdesen për fëmijët parashikohet ndihmë në vlerë prej 2 mijë denarëve në periudhë prej pesë muajve. Pensionistët që marrin pensione deri në 19 mijë denarë është parashikuar ndihmë prej 1 mijë e 500 deri në 3 mijë denarë. Familjet të cilat kanë fëmijë në shkollë dhe të ardhura deri në 50 mijë denarë, deri në fund të vitit shkollor do të marrin nga 1200 den për fëmijë në shkollë fillore dhe 1800 den për fëmijë në shkollë të mesme. Para janë parashikuar edhe për studentët të cilët jashtë vendbanimit të tyre. Ata do të marrin vauçerë për transport.

Marketing

“Kjo bëhet për të mjegulluar opinionin. Shihni sa janë shtrenjtuar frutat, nuk mund të bleni as një kilogram, aq më shum ne me pensione të vogla. Do të na japin 1 mijë e 500 denarë dhe aq.”, tha një qytetar.

“Nuk mund që të përmirësohet standardi në periudhë afatgjatë. Momentalisht kjo është një e ardhur shtesë, ndërkaq për përmirësimin e standardit do të duhet të rriten pensionet, duhet të rriten ndihmat sociale. Megjithatë kjo është zgjidhje afatgjate.”, u shpreh një qytetar.

Qeveria dorëzoi propozim ligjin në kuvend me procedurë të shkurtuar. Nëse votohet, pagesa e ndihmave në para do të nis nga ky muaj.