Ballina Lajme Maqedoni Qeveria publikoi emrat e 15 personave, pjesmarrës në luftrat e lindjes së...

Qeveria publikoi emrat e 15 personave, pjesmarrës në luftrat e lindjes së mesme

Qeveria ka publikuar një listë me 15 shtetas të RMV-së që kanë marrë pjesë në formacionet paraushtarake në Siri dhe ISIS. Emrat e tyre janë shpallur në Gazetën Zyrtare dhe në ueb-faqen e Drejtorisë për Kundërzbulim Financiar. Bëhet fjalë për dhjetë persona nga Shkupi, dy nga Gostivari dhe dy nga Kumanova, si dhe një nga Struga, të cilët gjenden në listën e shtetasve të Maqedonisë së Veriut që kanë luftuar në anën e ISIS-it dhe Shtetit Islamik në Irak dhe Siri.
Të gjithë janë përfshirë me vendimin e Qeverisë nga 13 Shtatori për vendosjen e masave financiare kundër terrorizmit dhe përhapjes së armëve për shkatërim masiv dhe financimin e tyre. 15 personat nga “lista e zezë” financiare kanë braktisur vendin në vitin 2014 dhe 2015 për të luftuar në Siri si anëtarë të ISIS-it. Disa prej tyre janë ndjekur penalisht për sigurimin e parave për njerëzit që shkojnë ose janë present në Siri, derisa të tjerë kanë inkurajuar njerëz që me familje të shkojnë në Siri.
Vlerësohet se nga Maqedonia e Veriut në konfliktet e Lindjes së Mesme kanë shkuar mbi 150 persona. Sipas të dhënave të autoriteteve të sigurisë, deri më tani janë kthyer 83 persona. Disa prej tyre kanë marrë edhe dënime që sillen nga 6 deri në 9 vjet heqje lirie. Nuk dihet numri i shtetasve të vendit që janë vrarë në këto luftra.
Exit mobile version