Ky vendim i Qeverisë serbe u mor një ditë pasi masat u prezantuan nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.Millosh Vuçeviç, deklaroi se vendimi i ekzekutivit ka të bëjë me pesë zona të veprimit që janë prezantuar nga Vuçiç.

Këto masa, siç është thënë përfshijnë, kthimin e gjendjes para vendimeve të njëanshme të Qeverisë së Kosovës, shpalljen e Kosovës si zonë nën mbrojtje të posaçme sociale, përforcimin e mëtejmë i institucioneve serbe në Kosovë dhe që të mos lejohet mbyllja e tyre.

Sipas njoftimit të Qeverisë serbe, Vuçeviç deklaroi se kërkesa do t’i dërgohet Kuvendit serb për të shpallur të paligjshme të gjitha veprimet që janë në kundërshtim me marrëveshjet ndërmjet palëve negociuese, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.