Qeveria solli vendim për formim të Komisionit të furnizuesit universal të energjisë elektrike

Qeveria sot solli vendim për formim të Komisionit për zbatim të procedurës për zgjedhje të furnizuesit universal të energjisë elektrike.

Marketing

Komisioni, siç qëndron në kumtesën e shërbimit qeveritar për shtyp, duhet ta zbatojë tërë procedurën për zgjedhje të furnizuesit universal me energji elektrike me anë të konkursit publik, përkatësisht për ta përgatitur konkursin publik, dokumentacionin e tenderit, përfshirë edhe projektin të marrëveshjes dhe të kryejë evaluimin dhe të përgatisë raport për evaluimin e ofertave. Komisioni do të duhet të parashtrojë në Qeveri propozim për zgjedhje të ofertuesit më të volitshëm apo propozim për anulim të procedurës.

“Zgjedhja e furnizuesit universal është në pajtim me Ligjin për energjetikë, për shkak të realizimit të së drejtës së amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël të kyçur në sistemin e shërbimit universal me energji elektrike”, thonë nga Qeveria.