Qeveria sonte pritet të shpallë gjendje krize

Pas rekomandimit të Këshillit të sigurisë, Qeveria menjëherë në mbledhjen e mbrëmshme nisi procedurat për shpalljen e gjendjes së krizës në gjithë territorin e vendit, me qëllim të përballjes e me pasojat e covid-krizës. Ndërkaq, në mbledhjen që do të mbajë sonte qeveria pritet të shpallet Gjendje Krize. Qeveria ka miratuar vendimin për ndryshimin e Vendimit për emërimin e anëtarëve të Grupit të vlerësimit, ku anëtarë të këtij Grupi emërohen Stojançe Angelov, u.d Drejtor I Qendrës për Menaxhim me Kriza dhe Bekim Maksuti, u.d Drejtor I Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Marketing

Në këtë seancë është miratuar edhe vendimi për ndryshimin e Vendimit për emërimin e anëtarëve të Komitetit Drejtues për Koordinim dhe Menaxhim me Sistemin e Menaxhimit të Krizave dhe anëtarë të Komitetit ka emëruar Stojançe Angelov. Me vendimet e seancës së mbrëmshme, mundësohet fillimi I procedurës për shpalljen e gjendjes së krizës në gjithë territorin e vendit sipas mendimit të Grupit të vlerësimit, pas cka do të pasojë propozimi I Komitetit Drejtues për koordinim dhe menaxhim me sistemin e menaxhimit të krizave në Qeveri, ku do të merret vendimi për shpalljen e gjendjes së krizës.

Me shpalljen e gjendjes së krizës, sipas nenit 33 të ligjit për menaxhim me krizat, Qeveria do të mund të menaxhojë me resurset shtetërore por edhe resurset private dhe ato të qytetarëve.

Neni 33- Ligji për menaxhim me krizat

Në rast krize, burimet e ndërmarrjeve publike, institucioneve dhe shërbimeve, si dhe të shoqërive tregtare që janë të një rëndësie të veçantë për të punuar në krizë, mund të përdoren, në përputhje me ligjin.

Me kërkesë të qeverisë, mbi baza të marrëveshjes së arritur me Qendrën për menaxhim me kriza ose në mënyrë vullnetare mund të shfrytëzohen edhe burimet e qytetarëve dhe personave të tjerë juridik, që nuk janë përfshirë në paragrafin 1 të këtij neni.

Kompensim prej 30 për qind të pagës mesatare mujore neto-për punonjës, nga ana e shtetit, për përdorimin e burimeve private.

Mënyrën e mbajtjes së regjistrave dhe përcaktimin më të afërt të shumës së kompensimit për përdorim, dëmtim apo shkatërrim të resurseve, e miraton Qeveria. Vendimi për gjendjen e krizës nuk mund të zgjas më shumë se 30 ditë, ndërsa nëse gjendja zgjat më shumë dhe ka nevojë që të tejkalohet kjo periudhë, Qeveria do të duhet të kërkojë nga Kuvendi vazhdim të afatit ose të propozojë shpallje të gjendjes së luftës ose gjendje të jashtëzakonshme.

Ndërkaq, ekzistimin e gjendjes së jashtëzakonshme në territorin e Republikës së Maqedonisë ose të një pjese të saj e cakton Kuvendi me propozim të Presidentit të Republikës, Qeverisë ose së paku të 30 deputetëve. Nëse Kuvendi nuk mund të mblidhet, vendimin për ekzistimin e gjendjes së jashtëzakonshme e merr Presidenti i Republikës. Në rast të ekzistimit të gjendjes së jashtëzakonshme Qeveria në përputhje me Kushtetutën dhe me ligjin miraton urdhëresa me fuqi ligjore. Autorizimi i Qeverisë që të miratojë urdhëresa me fuqi ligjore zgjat deri në përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme.

Marketing