Ballina Aktuale Qeveria sot do të mbajë mbledhjen e rregullt të 107-të

Qeveria sot do të mbajë mbledhjen e rregullt të 107-të

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, sot me fillim në ora 12:30 do të mbajë mbledhjen e rregullt të 107-të me disa pika në rend dite nga programi dhe në interes të qytetarëve.

Marketing

Në seancën e sotme me propozim të Ministrisë së Financave, do të shqyrtohet Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financimin e njësive të vetëqeverisjes lokale, që parasheh ndryshime në drejtim të përmirësimit të kapacitetit fiskal dhe rritjes të së ardhurave të komunave.

Siç njoftoi pres-shërbimi qeveritar, në mbledhjen e rregullt, para ministrave për shqyrtim është paraparë edhe Informacion për zbatimin e projektit IPA “Furnizim i TI dhe pajisje tjera specifike për sistem informativ dhe monitorimin e ambientit jetësor”.

Qeveria në mbledhjen e rregullt do të shqyrtojë edhe raporte për punën e më shumë ndërmarrjeve publike dhe shoqërive tregtare në pronësi shtetërore, sipas detyrimeve për paraqitje të rregullt në Qeveri, në përputhje me politikat për llogaridhënien dhe transparencën në operacion.

Për vendimet dhe konkluzionet e miratuara në mbledhjen e Qeverisë, opinioni do të njoftohet përmes kumtesës menjëherë pas përfundimit të saj.

Marketing
Exit mobile version