Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do ta mbajë seancën e parë të rregullt në vitin 2020 me disa pika në rend dite.
Në këtë seancë do të shqyrtohet dhe do të sillet vendim për Propozimin për përcaktimin e zëvendësve të kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, kumtoi Sektori qeveritar për marrëdhënie me publikun.
Qeveria sot do ta shqyrtojë dhe do ta sjell vendim për Propozimin për emërim të kryetarëve dhe anëtarëve të komisioneve bazë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe për propozimin dhe anëtarët e komisioneve të veçanta të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Seanca e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut pritet të fillojë në orën 11:00 dhe me të do të kryesojë kryetari i Qeverisë, Oliver Spasovski.