Qeveria VMRO dhe VLEN parasheh masa të reja për rritjen e natalitetit

Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut parasheh masa të reja për rritjen e natalitetit, shtimin e numrit të popullsisë dhe ndalimin e migrimit.
Sipas programit qeveritar këto do të arrihen përmes zhvillimit të ekonomisë, ngritjes së standardit të qytetarëve si dhe rritjen e ndihmave për fëmijët e posalindur.
Në programin zgjedhor t të VMRO-së parashihet një ndihmë prej 250 euro për fëmijën e parë të lindur, 500 euro për fëmijën e dytë, 750 euro për binjakë dhe gjithashtu ndihma shtesë për fëmijën e tretë e të katërtë.
Ndihma të tilla thonë se do të mbështeten edhe nga koalicioni i partive shqiptare VLEN.
“Para se të merren vendime në këtë drejtim do të hartohen një analizë e detajuar e përfitimeve nga masat e mëparshme dhe se si ato kanë kontribuar në rritjen e natalitetin në periudhën e implementimit. Sjellja e vendimet dhe masave të reja do të jetë e lidhur me implikimet fiskale në kuadër të buxhetit”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Qeveria e re thotë se do të angazhohet që të mbështesë familjet që të kenë më shumë fëmijë si dhe për parandalimin e migrimit.

Marketing
Marketing