Ballina Lajme Maqedoni Qeveria zgjodhi drejtorin e ri të Policisë Financiare, ja kush është (FOTO)

Qeveria zgjodhi drejtorin e ri të Policisë Financiare, ja kush është (FOTO)

Goran Ivanov është zgjedhur sot në postin e drejtorit të Policisë Financiare të RMV-së. Emërimi i tij është bërë sot në mbledhjen e Qeverisë.

Marketing

Ai u zgjodh pas një konkursi të hapur, ku kishin kandiduar edhe kandidatë të tjerë. Ivanov deri tani ka qenë ushtrues detyre drejtor i Policisë Financiare. Ai erdhi në këtë detyrë në vend të Arafat Muaremit.

Ai është me origjinë nga Radovishi, dhe mban titullin e magjistrit të ekonomisë, i diplomuar në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Nga viti 2019 ishte punësuar si inspektor i policisë financiare, ndërsa para kësaj ka qenë drejtues i filialit të Bankës Komerciale në Radovish. (INA)

Exit mobile version