Qeveritarët vendosën kurora lulesh me rastin e 108 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës

Si pjesë e manifestimit tradicional “Ditët e Shën Nënë Terezës”, që mbahet nga sot e deri të premten, një delegacion qeveritar, duke shënuar 108 vjetorin e lindjes së Nënë Terezës, vendosi lule tek Pllaka përkujtimore në vendin e shtëpisë së saj të lindjes, si dhe në monumentin e saj dhe në vendin e shenjtë në Kullën Feudale në Shkup.

Marketing

Delegacioni i Qeverisë, i përbërë nga Zëvendësministri i Vetëqeverisjes Lokale Dejan Pavleski, Koordinatori Kombëtar për Zhvillimin e Kulturës dhe Bashkëpunimi Ndërministror Robert Alagjozovski dhe Këshilltari i Kryeministrit Kristian Gjorgievski gjithashtu morën pjesë në ceremoninë zyrtare të Çmimit Nënë Tereza në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Çmimi ndahet për arritjet e shquara në interes të shtetit në fushën e humanizmit, solidaritetit njerëzor dhe nxitjen e mirëkuptimit të ndërsjellët dhe zhvillimin e bashkëpunimit, si midis popujve, ashtu edhe midis pjesëtarëve të komuniteteve, kulturave dhe feve të ndryshme.

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu ose nënë Tereza e Kalkutës lindi më 26 gusht të viti 1910 në Shkup. Pasi jetoi në Maqedoni për tetëmbëdhjetë vjet, ajo u shpërngul në Irlandë dhe më pas në Indi, ku jetoi pjesën më të madhe të jetës së saj.
Nënë Tereza është nderuar me çmimet dhe nderimet më të larta, duke përfshirë: më 1962 Çmimin e Paqes Ramon Magsaysay dhe 1979 Çmimin Nobel për Paqe.

Më 19 tetor 2003, ajo u lumturua dhe u quajt “Tereza e Bekuar e Kalkutës”. Për t’u kanonizuar në shenjtore, asaj duhej t’i njihej një mrekulli e dytë, në bazë të rregullave të kishës katolike. Një mrekulli e dytë i është njohur nga Papa Françeskut, në dhjetor të vitit 2015, duke i hapur rrugën që ajo të shpallet shenjt nga Kisha Katolike e Romës. Kanonizimi i saj është bërë më 4 shtator 2016, një ditë para 19-vjetorit të vdekjes së saj.

Marketing