QMK u bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes gjatë ndezjes së zjarrit në ambiente të hapura
Qendra e menaxhimit të krizave apelon qytetarët që të kenë kujdes në ndezjen e zjarrit në ambiente të jashtme për Ditën Ndërkombëtare të Punës – 1 Maj.
“Apelojmë për kujdes kur ndezni zjarrin jashtë për festën e 1 Majit, si gjithmonë kur qëndroni në natyrë. Nëse ndizni zjarr jashtë kur shkoni në piknik, ku nuk ka oxhaqe të posaçme për të pjekur në skarë, duhet ta bëni me kujdes dhe para se të largoheni nga vendi, është e detyrueshme të shuani prushin nga zjarri”, thotë QMK.