Sot në Komisionin për çështje evropiane, kryetari i Komisionit dhe deputeti Artan Grubi propozoi amendament në Projektligjin për efikasitet energjetik për të precizuar më tej çështjen në lidhje me të drejtën e konsumatorit për energji termike për të përdorur një sistem më efikas të ngrohjes qendrore dhe / ose ftohjes. Amendamenti u pranua nga ana e ministrit të ekonomisë Kreshnik Bekteshi si përfaqësues i Qeverisë.
Risia është se çdo qytetar i cili tashmë është i kyçur në sistemin e ngrohjes do të jetë në gjendje të shkyçet nga sistemi ekzistues i ngrohjes vetëm nëse sistemi që ai planifikon të kyçet ose sistemi individual i ngrohjes dhe / ose ftohjes që do të përdor do të sigurojë performanca më të mira të energjisë, që nënkupton të jetë më efikas dhe do të zvogëlon përdorimin e energjisë parësore në krahasim me sistemin e ngrohjes qendrore dhe / ose ftohjes me të cilin është lidhur, duke marrë parasysh energjinë e nevojshme për ekstraktim, shndërrim, transportim dhe shpërndarje, të cilën mund ta vërtetoj me një raport të kontrollove të energjisë të kryera më herët të përgatitur nga ekipet e kontrolluesve të cilët janë të autorizuar për kontrolle të energjisë nëpër ndërtesa.
Njëkohësisht qytetari duhet të sigurojë pëlqimin me shkrim për shkëputje nga sistemi i ngrohjes dhe / ose ftohjes nga shumica e numrit të përgjithshëm të pronarëve të pjesëve të cxaktuara të ndërtesës në bazë të Ligjit për strehim.
Me qëllim të sigurimit të ajrit të pastër dhe në të njëjtën kohë që të aplikohen masa të efikasitetit të energjisë në të ardhmen nuk do të ketë përjashtime ose shkëputje të pa arsyeshme nga sistemi i energjisë termike. Në Strategjinë e re të zhvillimit të energjisë deri në vitin 2040, miratuar nga Qeveria theksi vendoset në efikasitet më të madh energjetik dhe në burimet e rinovueshme të energjisë.
Me qëllim të zbatimit çdo qytetar duhet të jetë i vetëdijshëm për përdorimin racional të energjisë. Duke ndjekur këtë shembull mund të arrijmë efikasitet më të madh, pasiqë çdo shumë e investuar në efikasitet kthehet në një periudhë të shkurtër kohe dhe njëkohësisht kemi përfitime përmes kursimeve të realizuara të energjisë. Kjo ide është në përputhje me politikën dhe iniciativat e BE-së për efikasitetin e energjisë dhe menaxhimin e ndryshimeve klimatike.
Në të njëjtën kohë, ekziston bazë ligjore për rregullimin e mënyrës dhe procedurës për shkyçjen e konsumatorit sipas rregullave për furnizimin me ngrohje që Komisioni Rregullator i Energjetikës i miraton në përputhje me Ligjin për Energjetikë.