Ballina Lajme Maqedoni Qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë të 49-tët në botë sipas koeficientit...

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë të 49-tët në botë sipas koeficientit mesatar të intelegjencës

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë të 49-tët në botë sipas koeficientit mesatar të intelegjencës, tregoin radhitja e publikuar në faqen “International IQ test”. Lista është përbërë në bazë të rezultateve nga 1.691.740 persona nga tërë bota, të cilët kanë bërë një test të njëjtë për intelegjencë në vitin 2023.

Marketing

Sipas kësaj liste, qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë koeficient mesatar të intelegjencës prej 98,83. Kjo është afër mesatares së përgjithshme, e cila është koeficient 100. Rezultati paraprak i vitit të kaluar për qytetarët e Maqedonisë së veriut ka qenë 98,21 pikë koeficient.

Në 10 vendet e para gjenden: Koreja e Jugut (me koeficient mesatar të intelegjencës prej 107,54), Kina (106,99), Irani (106,84), Japonia (106,18), Singapori (106,18), Austria (102,71), Kanadaja (102,6), Gjermania (102,36), Sllovenia (102,31) dhe Mongolia me koeficient mesatar 102,3.

Marketing
Exit mobile version