Ballina Aktuale Qytetarët mund të dorëzojnë kërkesa për privatizim të tokës shtetërore

Qytetarët mund të dorëzojnë kërkesa për privatizim të tokës shtetërore

Në 34 departamente të Drejtorisë për prona dhe punë juridike në gjithë Maqedoninë mund të parashtrohen kërkesa për privatizimin e tokës ndërtimore, njofton Zhurnal.

Marketing

Zyrat janë të hapura për pranim të kërkesave çdo ditë pune, nga ora 7 e 30 minuta deri në ora 16 e 30 minuta.

Përndryshe, pas ndryshimeve të fundit të Ligjit për privatizim dhe blerje të tokës ndërtimore në pronësi shtetërore, u prolongua afati për dorëzimin e kërkesave për privatizimin e tokës ndërtimore.

Kërkesat dorëzohen në departamentet rajonale në komunat ku ndodhet toka shtetërore për tu privatizuar.

Marketing
Exit mobile version