Qytetarët vërshojnë pishinat dhe liqenet

Moti i nxehtë që ka përfshirë vendin ka shtyrë qytetarët të kërkojnë mundësi të ndryshme për tu freskuar. Shumë familje, posaçërisht të rinjtë dhe fëmijët kanë vërshuar liqenet, lumenjtë po edhe pishinat private në vend për të kaluar disa orë në not. Alsat anketoi shumë prej tyre që prisnin në radhë për të kërcyer në ujë.

Marketing

“Me shokët, ndonjëherë me familjen time”.

“Është nxehtë sot, mir është koha, super është. Unë qëndroj këtu 4-5 orë në ditë. Jemi prej fshatit, kemi ardhë me shoqëri se koha e mirë”.

“Kemi ardh pak të freskohemi, të lahemi, vendi I mirë por njerëz nuk ka shumë”.

Ndërkohë, mjekët nga Ndihma e Shpejtt këshillojnë një kujdes të veçantë sidomos për të moshuarit dhe fëmijët për të shmanagur daljet në mesditë dhe kërkojnë nga qytetarët të bëjnë kujdes me kondicionerin. Ajo shton se gjatë ditës së sotme nuk ka pasur numër të shtuar të thirrjeve për ndihmën e parë mjekësore.

“Megjithatë, qytetarët duhet të kenë më shumë kujdes sepse edhe ditëve në vijim do të kemi mot të nxehtë. Ata që nuk kanë nevojë mos të dalin nga ora 11 deri në orën 17, kur moti është më I nxehtë, ata që duhen të ekspozohen në diell të mbajnë veshje të lehtë dhe pambuku, kapelë, syze dielli, gjithashtu të kenë kujdes me ushqimin, mos të jetë I rëndë dhe I yndyrshëm. Të hanë më shpesh dhe më pak, pemë dhe perime të freskëta, të konsumojnë më shumë lëngje, kështu që alkoolin, pijet energjike dhe pijet me shumë kofein të anashklaohen”, tha Marina Sotirovska, Ndihma e shpejtë.

Gjithashtu, doktoresha Sotirovska këshillon të sëmurët kronikë dhe me diabet të marin terapinë me rregull dhe për çdo problem të vogël shëndetësor të kërkojnë ndihmën e parë./Alsat

Marketing