Nuk kanë të ndalur reagimet e qytetarëve pas ngjarjeve të fundit që përkeqësuan raportet edhe ashtu të brishta Shkup-Sofje.
Nëpër rrjetet sociale, sic njofton KlanM, përhapet nisma për roje nate të varrit të Goce Dellçevit kurse vërehen vetorganizime të qytetarëve për të ndaluar ardhjen e grupeve të organizuara nga Bullgaria më 4 Shkurt për të shënuar ditëlindjen e Goce Dellcevit.
“Thirrje për të gjithë patriotët! Ejani me kamionë, traktorë, vetura dhe maqineri tjetër dhe mbështesni protestën e 4 Shkurtit. Kumanovarë ju bëjmë thirrje në orën 09.00 ta bllokoni pikëpagesën rrugore drejt Shkupit. Të mos lejojmë që neo-nacistët bullgarë të pështyjnë në përkujtimin e të madhit Goce Dellçev” – thuhet në thirrjen që tashmë është bërë virale nëpër rrjetet sociale.
Paraprakisht, sic percjell KlanM, fondacioni bullgar “Makedonija” në faqen zyrtare në Facebook dje publikoi udhërrëfyesin për të gjithë bullgarët që do të donin të vijnë në Maqedoninë e Veriut.
Raportet e brishta RMV-Bullgari sërish u përkeqësuan pas incidentit në Ohër, kur ishte sulmuar fizikisht sekretari i një Klubi bullgar, si dhe pas disa deklaratave të politikanëve bullgar për pretendime territoriale por edhe aludime për attentat ndaj Presidentit Stevo Pendarovski.