![BANKNOTE, BANKNOTEN, GELDNOTE, GELDNOTEN, GELDSCHEIN, GELDSCHEINE, BARGELD, PAPIERGELD, SCHWEIZER FRANKEN, SCHWEIZERFRANKEN, SCHWEIZER GELD, EURO, EUR, SYMBOLBILD,](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/11/418926359_highres.jpg)
Mbani sytë hapur kur hidhni mbeturina. Një grek kohët e fundit ka hedhur aksidentalisht thuajse 20 mijë euro, por aventura e tij financiare ka përfunduar e lumtur.
Sipas mediave, aksidenti “i shtrenjtë” ka ndodhur në ishullin grek Limnos në detin Egje.
Sipërmarrësi donte të merrte në bankë gati 20 mijë euro para në dorë. Ai e vendosi pasurinë të vogël në tre thasë plehrash. Mirëpo, në veturë ka hedhur edhe mbeturina të tjera, të cilat ka dashur t’i hedhë gjatë rrugës.
Dhe kështu ndodhi. Ai i hodhi të gjitha thasët e tij të plehrave në një enë të madhe. Vetëm pas pak kohësh e kuptoi se i kishte hedhur “plehra” me vlerë.
Fatmirësisht sipërmarrësi ka arritur të gjejë çantat e tij me vlerë dhe kështu pronarit të ligjshëm i janë kthyer gati 20 mijë euro.