Qyteti i Shkupi filloi me pastrimin e kanaleve dhe liqeneve në Parkun e qytetit

Qyteti i Shkupit filloi me pastrimin e plotë të kanaleve dhe liqeneve në pjesën e parë dhe të dytë të Parkut të Qytetit.

Marketing

Siç kumtuan nga Qyteti, aksionin e zbatojnë ekipet e Qytetit të Shkupit dhe të ndërmarrjeve publike “Rrugë dhe rrugica” dhe “Parqe dhe gjelbërime”.

“Gjatë këtyre ditëve pastrohet kanali i cili çon ujë deri tek liqeni në pjesën e parë të Parkut të Qytetit. Në aksion hiqen gjethet e tubuara, dheu dhe mbeturinat, që të mundet liqeni të mbushet me ujë. Pastrohet edhe kanali i cili sjell ujë në të gjithë sistemin e liqenit në park.Si pjesë e këtyre aktiviteteve hiqen edhe degët e thara dhe të thyera të drunjve përreth të cilat paraqesin rrezik për vizitorët e parkut”, sqarojnë nga Qyteti i Shkupit.
Aktivitetet për pastrimin e kanaleve dhe të liqeneve në Parkun e Qytetit do të vazhdojnë edhe gjatë periudhës së ardhshme. Nga Qyteti u bëjnë apel qytetarëve të mos hedhin mbeturina në kanalet dhe në liqenet dhe ta mirëmbajnë higjienën në sipërfaqet e gjelbra në park.

Marketing