Ballina Aktuale Qyteti i Shkupit instaloi aparate për pastrimin e ajrit në 23 shkolla...

Qyteti i Shkupit instaloi aparate për pastrimin e ajrit në 23 shkolla të mesme

Qyteti i Shkupit sot ka instaluar 33 aparate për pastrimin e ajrit në Shkollën e Mesme ‘Zef Lush Marku’. Sipas zëdhënësit të qytetit të Shkupit Valon Saliu, aparate të këtilla do të instalohen në 23 shkolla të mesme me çka do të përfshihen rreth 21 mijë nxënës.

Marketing

‘Sot në SHMQSH. “Zef Lush Marku” po instalohen aparate për pastrimin e ajrit. Gjithsej, në të gjitha klasat e kësaj shkolle do të instalojmë 33 pastrues të ajrit, dhe përafërsisht për 1.700 nxënës të kësaj shkolle do të mundësojmë ajër më të pastërt gjatë periudhës kur nxënësit janë në shkollë. “Zef Lush Marku” është njëra nga 23-shkollat e mesme të Qytetit të Shkupit të cilat këtë dimër do të pajisen me pastrues të ajrit. Nëse marrim parasysh faktin se, nxënësit në hapësirat e shkollave e kalojnë 1/3 e ditës, dua të potencoj se po mundësojmë ajër më të pastër dhe mjedis më të shëndetshëm për gjithsej 21.783 nxënës –tha zëdhënësi i Qytetit të Shkupit, Valon Saliu .

Marketing
Exit mobile version