Sot në seancën e 25-të të këshillit të Qytetit të Shkupit, nga buxheti janë ndarë 10.000.000 denar për megaparkun në Çair.
Konkretisht paratë ndahen për incizimet gjeodezike, përpilimin e dokumentacionit proektues, pastrimin e terrenit dhe ndërtimin e sipërfaqeve për këmbësor, sipërfaqeve të parqeve në Komunën e Çairit në rrugën Makedonska Kosovaska Brigada.
Punimet e megaparkut do të realizohen nga NP”Rrugë dhe rrugica”dhe NP”Parqe dhe gjelbërim”.