Qyteti i Shkupit paralajmëron: Mos dilni nga shtëpitë për shkak të motit të keq

Në Shkup sonte fryn një erë e fuqishme me rreth 70 kilometra në orë. Në pjesë të qytetit, ka edhe çati dhe drunj të shkulur që pengojnë komunikacionin.

Marketing

Bashkia e Shkupit në faqen zyrtare në ‘Facebook’ i paralajmëron qytetarët të mos dalin nga shtëpitë e tyre nëse nuk kanë nevojë dhe të shmangin shëtitjet nëpër rrugica dhe të mos parkojnë veturat nën drunjtë.

“Autoritetet e Bashkisë së Shkupit janë të gatshme për pastrimin e borës, ndërsa ‘Parqet dhe gjelbërimet’ tashmë janë në terren dhe i heqin degët dhe drunjtë nëpër rrugë”, shprehen nga Bashkia e Shkupit.

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njoftuan se sonte do të ketë ndryshim të motit me reshje të shiut dhe borës por edhe me ulje të temperaturave.

Era e fuqishme dhe moti i keq la disa pjesë të Shkupit pa rrymë. Disa banorë të lagjeve Vlae dhe Hrom po ankohen se kanë mbetur pa energji elektrike.