Në seancën e ardhshme të Këshillit të Qytetit të Shkupit do të shqyrtohet propozim-vendimi për huamarrje nga institucioni financiar në vlerë prej 150 milionë denarë, për furnizim të automjeteve dhe pajisje për ndërmarrjet publike “Parqet dhe gjelbërimet” dhe “Rrugë dhe rrugica”. Sipas këtij vendim është paraparë që borxhi të paguhet në afat prej pesë viteve që nga lidhja e marrëveshjes për hua, me mjete të Buxhetit të Qytetit të Shkupit.
Nga shërbimi për informim i Qytetit të Shkupit kumtojnë se nevoja për furnizim të automjeteve dhe pajisjeve të reja paraqitet për shkak të aktiviteteve të rritura gjatë punës së të dy ndërmarrjeve publike, si dhe vjetërsimi i sasive të pamjaftueshme të automjeteve dhe pajisjeve me të cilat disponojnë.
Nga Qyteti i Shkupit informojnë se sipas të dhënave të ndërmarrjeve publike një pjesë e këtyre llojeve të automjeteve me të cilat disponojnë janë të vjetra disa dekada, përderisa pjesa tjetër e automjeteve të parapara dhe pajisje për furnizim janë me teknologji tërësisht të re dhe deri më tani nuk ishin blerë.