Qyteti i Shkupit shpërblen me para zjarrfikësit të cilët marrin pjesë në shuarjen e zjarreve

Qyteti i Shkupit do të ndajë shpërblime në para prej 10.000 denarë për 194 zjarrfikës të cilët janë pjesë e 3 ekipeve që me 3 automjete të Brigadës Zjarrfikëse të Qytetit, të shoqëruar me 3 cisterna uji, po marrin pjesë në shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë RMV. Shpërblimet në para ndahen për angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm në shuarjen e zjarreve jashtë territorit të Qytetit të Shkupit, gjegjësisht sakrificën e tyre për të ndihmuar banorët dhe të gjithë pjesëmarrësit e tjerë në shuarjen e zjarrit që goditi Staro Nagoricane, Koçanin dhe Pehçevën.
Për të siguruar kushte më të mira dhe më të sigurta pune për zjarrfikësit, Qyteti i Shkupit vazhdimisht investon në potencialin njerëzor, por edhe në infrastrukturën tjetër si në pajisje dhe automjete të reja, moderne dhe më të sigurta për Brigadën e Zjarrfikësve.
Gjatë 4 viteve të kaluara, Qyteti i Shkupit ka rritur pagat e zjarrfikësve, ndërkaq kapaciteti i brigadës po rritet, respektivisht janë punësuar gjithsej 41 zjarrfikës, dhe është në rrjedhë konkursi për punësimin e 20 zjarrfikësve të rinj, gjë e cila na ofron drejt plotësimit të standardeve evropiane sipas të cilave proporcioni duhet të jetë një zjarrfikës për 1.500 banorë.
Gjithashtu, investohet shumë në pajisjen e brigadës zjarrfikëse, kështu që është blerë një automjet i ri i specializuar – shkallë zjarri 45 metra që mund të shpëtojë shpejt dhe me efikasitet të gjithë qytetarët që jetojnë më lart se kati i 5-të i shumëkatësheve të Shkupit. Ky automjet me shumë qëllime ka pajisje shtesë si pompë uji me kapacitet 45,000 litra në minutë, dhe vetë shkalla mund të përdoret si vinç për të ngritur ngarkesë prej 4 ton. Janë blerë aparate të reja izoluese të frymëmarrjes, uniforma dhe këpucë që i plotësojnë të gjitha standardet e sigurisë, dhe është rinovuar pajisja kundërzjarreve me zorrë dhe armatura të reja. Telefonia analoge e vjetër 35 vjet është zëvendësuar me atë dixhitale të re moderne, dhe janë blerë pajisje për përballje me zjarret në pyje, me çka është ngritur niveli i mbrojtjes së natyrës të komplekseve Vodno, Saraj dhe Matka.

Marketing
Marketing