Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e sotme ka sjell vendim për formimin e Ndërmarrjes së re publike për trajtim human të kafshëve endacake, ndërsa do të bart emrin “Lajka”. Ndërmarrja do të formohet nga shërbimet ekzistuese që deri tani kanë funksionuar në kuadër të Ndërmarrjes publike “Higjiena komunale” e cila do të ndërmerr të gjitha aktivitetet: kapjen, transportimin, trajtim dhe kujdes, identifikim dhe regjistrim, vaksinim dhe dehelmentacion, kthim në vendin e kapjes ose marrjes së procedurave për strehimin nga qytetarët e interesuar.
Nga Qyteti i Shkupit informojnë se gjatë vitit 2018 kundër Qytetit dhe NP “Higjiena Komunale” janë ngritur mbi 200 ankesa për kompensim të dëmit për shkak të sulmit dhe kafshimit nga qentë endacakë.
Në krijimin e organizimit të Ndërmarrjes dhe organet e saja do të përfshihet edhe Sektori joqeveritar me përvojë nga sfera e mbrojtjes së kafshëve, me qëllim numri i qenve endacak të vihet në minimum e që do të sigurojë mirëqenie, por njëherësh do të garantojë edhe lëvizjen e sigurt dhe të papenguar të qytetarëve në sipërfaqet publike të qytetit.
Krahas kësaj pike, Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e sotme do të diskutojë për më shumë pika, mes tyre: Vendim për rregullim, revitalizim, ruajtje dhe mbrojtje të Kalasë së Shkupit, nevojën e përcaktimit të zonave mbrojtëse në zonën Nerez- Lepenec, për furnizimin e biçikletave dhe trotineteve elektrik, definimin e lokacionit për vënien e pajisjes urbane për aktivitetet sportive- rekreative (ZIL Line) etj.
Krahas vendimeve, në seancë do të diskutohet edhe për raportet dhe programet në vijim: Program për ndryshim dhe plotësim të Programit për financim dhe institucione publike dhe aktivitetet në sferën e kulturës me interes për Qytetin e Shkupit për vitin 2019, subvencionimin e qytetarëve për furnizimin e pajisjeve bashkëkohore për ngrohje për vitin 2019, Raport për zbatimin e Programit për menaxhim me mbeturina në zonën e Qytetit të Shkupit”, thuhet në kumtesën e Qytetit të Shkupit.