Qyteti i Shkupit thirrje publike, kompenson blerjen e stufave me peleta

Në kuadër të masave për uljen e ndotjes, Qyteti i Shkupit sot ka njoftuar për thirrjen e dytë publike për kompensimin e një pjese të shpenzimeve për blerjen e stufave me peleta.

Marketing

Subvencionimi vlen për qytetarët që jetojnë në territorin e qytetit të Shkupit. Qytetarët të cilët do të blejnë stufa me peleta nga dita e shpalljes së thirrjes publike, gjegjësisht prej sot, do t’u sigurojë kompensimin e një pjese të shpenzimeve në lartësinë prej 70%, por jo më shumë se 30.000 denarë.