Radev: Heqja e bllokadës varet nga Shkupi

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev ka komentuar marrëdhëniet dhe negociatat mes Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, pasi sot ka votuar në zgjedhjet në Sofje.

Marketing

“Politika e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut nuk varet nga ajo se cila qeveri është në pushtet dhe si do të jetë Parlamenti, por nga zhvillimi i dialogut të hapur konstruktiv mes Shkupit dhe Sofjes dhe ai duhet të zhvillohet mes dy kryeqyteteve. Jo në Bruksel apo Paris dhe varet nga kriteret që do t’i përmbush Shkupi për anëtarësim në BE”, ka thënë Radevi duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse qeveria e re do ta ndryshojë politikën e saj ndaj Shkupit.

I pyetur nëse Bullgaria do ta heq bllokadën, Radevi me përgjigje “miqtë tanë nga Maqedonia e Veriut dhe udhëheqësia e vendit vetë ta largojnë bllokadën”.

“Ajo nuk është bullgare, na nevojiten rezultate të vërteta, të qëndrueshme për anëtarësim në BE për ndryshim të librave, përmendoreve me mbishkrimet e tyre, muzetë, mediat publike, për çrrënjosjen e gjuhës së urrejtjes- kur do të bie kufiri, të rinjtë tanë nuk duhet të urrehen”, ka deklaruar ai.

Radevi ka thënë se ajo nuk varet nga Bullgaria, por nga shteti, Republika e Maqedonisë së Veriut e cila doemos të ketë aktivitete të qarta dhe vendimtare.