Radhë të gjata në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës

Radhë të gjata automjesh janë krijuar këtë fundjavë në pikën kufitare të Qafë-Thanës.

Marketing

Edhe pse prej ditës së enjte ka filluar aplikimi i “one stop shop” në doganën që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut duket se radhët do të jenë prezente sidomos gjatë fundjavave kur dhe numri i hyrje-daljeve është më i madh.

Sipas raportimeve, vonesa është evidente vetëm në doganën maqedonase, aty ku dhe kryhet kontrolli i mjeteve të identifikimit për të hyrë në shtetin fqinj. Momentalisht në hyrje të Maqedonisë së Veriut po punohet me 3 sportele.

Shkak i fluksit të shtuar sipas autoriteteve është bërë edhe kthimi i shtetasve maqesonas nga bregdetet shqiptare në drejtim të vendit të tyre.

Marketing