Rahja në Shutkë, padi kundër shtatë personave

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) ka ngritë kallëzime penale kundër shtatë personave të involvuar në rastin në Shutkë ku ishin sulmuar tre persona, dy prej tyre policë.

Marketing

Janë ngritur dy padi penale edhe atë njëra deri te Prokuroria Themelore Publike- Shkup kundër Gj.D (31), U.Q (30), S.J (40) dhe A.I (25) të gjithë nga Shkupi dhe e dyta deri në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit kundër E.Z (41) dhe A.Z (41) të punësuar në MPB, të cilët nuk kanë qenë në punë, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale “dhunë”.

Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski sot në pres konferencë ka thënë se E.Z, U.Q, S.J, GJ.D, dhe A.I, derisa kanë qenë bashkë me E.Z, dhe A.Z, dhe persona tjerë të panjohur më 28 janar rreth orës 19 në Shutkë kanë kryer vepër penale ndaj B.K, F.K, dhe A.R.

“Pasi nga ana e më shumë personave të cilët kanë qenë në turmë kanë vozitur ‘hundai galoper’, ku kanë qenë K.B, si shofer, A.R, si bashkëvozitës dhe F.K, është shkaktuar zënkë, pasi të paraqiturit kanë dyshuar se të dëmtuarit kanë rrëmbyer fëmijë në lagjen Shutkë, edhe pse asnjë familje në territorin e Shkupit nuk ka lajmëruar rast të tillë. Të dëmtuarit janë tërhequr nga vetura dhe fizikisht janë sulmuar nga të paraqiturit edhe pse A.R, është legjitimuar me legjitimim zyrtar dhe ka thënë se është i punësuar në MPB”, ka thënë Angellovski.

Të akuzuarit pastaj kanë ikur, ndërsa të lënduarit janë transferuar në spital. Pë rastin është njoftuar edhe Prokurori publik.

“Janë siguruar xhirime, është kryer ballafaqim dhe biseda zyrtare me më shumë persona. Për E.Z, dhe A.Z, është nisur procedurë për përgjegjësi disiplinore dhe përkohësisht u është ndërprerë marrëdhënia e punës”, ka informuar Angellovski.

Marketing