Raketat ruse bien në Poloni, humbin jetën dy persona

Një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane ka bërë të ditur se dy raketa ruse kanë kaluar kufirin e Ukrainës, dhe kanë rënë në Poloni, vend anëtar i NATO-s, ku si pasojë humbën jetën dy persona.

Marketing

Rusia kujtojmë që sot ka kryer një sërë sulmesh me raketa mbi qytetet ukrainase – duke shkrepur mbi 100 sosh dhe si pasojë mbi shtatë milionë shtëpi në Ukrainë mbeten pa energji elektrike, transmeton Telegrafi.

Megjithatë mbetet e paqartë nëse raketa ishin pjesë e operacionit të njëjtë, por është hera e parë që raketat ruse bien në Poloni që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

Në anën tjetër, Polonia nuk ishte përfshirë në konflikt, por kishte hapur dyert për miliona refugjatë ukrainase – duke dënuar rëndë agresionin rus në Ukrainë.

Ndryshe sot ushtria ruse kreu një sulm masiv me raketa mbi qytetet e mëdha të Ukrainës, duke goditur sërish infrastrukturën energjetike.

E këtë sulm e ka dënuar ashpër sot SHBA-ja, që e cilësoi si akt të shëmtuar dhe bëri thirrje për ndërprerje të sulmeve të tilla.

Marketing