“Kjo është pika e fundit… Ky është shkatërrimi i marrëveshjes… Nuk mund ta tolerojmë më”, tha Rakiq duke shtuar se të shtunën do të ketë një takim të përfaqësuesve të serbëve të Kosovës, gjegjësisht nëse do të largohen nga institucionet e Kosovës.
Rakiq tha do të mbahet një protestë ku serbët do të shprehin në mënyrë demokratike pakënaqësinë e tyre për shkarkimin e policit Nenad Gjuriq.
Autoritetet në Kosovë suspenduan nga puna Gjuriqin, pasi ai refuzoi që të zbatonte vendimin për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia./