Kryeministri Edi Rama sot në mbledhjen e Qeverisë theksoi se sistemimi i banorëve të zonave të goditura nga tërmeti duhet të kryhet brenda 15 dhjetorit. “Mbrëmë kemi nisur sistemimin e banorëve, dhe duhet ta theksoj se i gjithë procesi i sistemimit të mbarojë brenda 15 dhjetorit.
Duhet të fillojë identifikimi i apartamenteve që shteti do të marrë me qira, ku do të qëndrojnë deri kur të bëhet rindërtimi, që do të zgjasë, nuk bëhet sa hap dhe mbyll sytë. Pasi të kalojën Krishtlindjet edhe Vitin e ri në hotele si njerëz dhe në Janar të kalojnë në apartamente që të ketë minimumin jetik, jo të shtrihen përtokë në çimento, por me pajisjet e nevojshme, me dyshekë.”, theksoi kryeministri Rama.
Ai shtoi se brenda 2020 duhet të jenë të gjithë të sistemuar, masa e madhe që i kanë banesat e dëmtuara që mund të riparohen, ndërkohë që ata që do të rindërtohen totalisht, do të jetojnë në kushte normale deri kur të kthehen në shtëpitë e tyre, ku do të bëhen të reja ose diku tjetër”, tha kryeministri Rama. Kryeministri Rama tha në mbledhje tha edhe se do të krijohet një Agjencia Franceze e Zhvillimit dhe presidenti Macron është i gatshëm i japë shtysë kësaj nisme.