Rama dhe liderë të tjerë shtetërorë urojnë Erdoganin

Pas suksesit në zgjedhjet e mbajtura sot në Turqi, liderët botërorë kanë uruar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Marketing

Ndër të parët ka qenë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili përmes linjës telefonike ka uruar Erdoganin për suksesin në zgjedhje.

Sipas burimeve presidenciale, presidenti Erdogan falënderoi kryeministrin e Shqipërisë për urimin, shkruan Anadolu Agency.

Pos Ramës, Erdogan raportohet se ka marrë urime edhe nga Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, Kryetari i Këshillit Presidencial të Bosnjë dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq, Nga Palestina, Mahmud Abbas, Emiri i Katarit, Tamim bin Hamad al Thani dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.