Kryeministri shqiptar, Edi Rama i është gëzuar faktit që festivali “Sunny Hill” këtë vit nuk do të mbahet në Prishtinë, por në Tiranë.
Ai me anë të një postimi në Facebook ka thënë se ky është një lajm i mirë dhe se sipas tij Dua Lipa dhe të ftuarit e saj “do të ndriçojnë netët e kryeqytetit me shkëlqimin e tyre”.
“S’ka si Tirona”, ka shkruajtur ai.
Postimi i plotë i Ramës:
LAJM I MIRË
Festivali “Sunny Hill” vjen në Tiranë, ku në javën e parë të gushtit Dua Lipa dhe të ftuarit e saj do të ndriçojnë netët e kryeqytetit me shkëlqimin e tyre.
S’ka si Tirona jo.