Ballina Aktuale Rama ia bën tetë me dy opozitës, vlerëson lartë punën dhe figurën...

Rama ia bën tetë me dy opozitës, vlerëson lartë punën dhe figurën e Ali Ahmetit

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, njëherit edhe kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ka vlerësuar lartë punën dhe figurën e kreut të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, raporton Indeks.mk

Marketing

Rama tha se Ahmeti ka ndryshuar të gjithë sistemin institucional dhe ka avancuar të drejtat e shqiptarëve. Ai ka deklaruar se falë Ahmetit sot, gjuha shqipe është zyrtare, kreyetari parlamentit gjithashtu.

“Një shtet i ndërtuar nga dy popullsi shtetformuese, maqedonasit dhe shqiptarët. Ishte një kohë kur as nuk mund të imagjinohej që gjuha shqipe do të ishte një gjuhë zyrtare, lëre pastaj të imagjinoje që kryetari i Parlamentit do ishte shqiptar, që dy zëvendëskryeministra do ishin shqiptarë, që kuedi unë sa ministra do ishin shqiptarë dhe kështu me radhë”, tha Rama.

Rama u ka lëshuar një porosi kundërshtarëve të Ahmetit. Ai ka apeluar që të gjithë të shohin dhe mësojnë nga rrugëtimi i kreut të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Me këto porosi, Rama u mbylli gojën opozitës shqiptare, ASH-BESA, të cilët përpos se nuk pranojnë të arriturat e Ahmetit së fundmi po bashkëpunojnë me Levicën fashiste të Apasievit po edhe me VMRO-në parti për të cilën UÇK-ja është organizatë terroriste.

Exit mobile version