Rama: Këto janë zonat ku do lejohet më shumë liri lëvizje

Kryeministri Edi Rama në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Facebook” ka njoftuar qytetarët për zonat, ku do të bëhet një relaksim i lëvizjeve.

Marketing

Rama tha se do të bëhet relaksim lëvizjesh në qarkun Gjirokastër, në qarkun Dibër, por edhe në Librazhd, në Pogradec, Divjakë e Himarë.

“Kancelarja gjermane na ka vënë në dispozicion një grup ekspertësh gjermanë, me kërkesën time. Mos përdorni kot më kot shembuj Gjermania, Suedia, Norvegjia etj. Ua konfirmoj se edhe me ekspertë gjermanë kemi provuar saktësinë tonë strategjike. Ekspertët që kanë mandat institucional na kanë dhënë të drejtë.

Nga fillimi i javës tjetër do ketë relaksim më të madh në disa zona të vendit, jo në Tiranë, ku ka shumë popullatë. Do lejohet lëvizje e relaksuar ku ka risk të ulët. Qarku Gjirokastër e qarku Dibër do jetë zonë që do ketë më shumë lehtësim lëvizjesh, edhe Divjaka, Saranda, Himara do kenë liri lëvizjeje. Pogradec, Përrenjas e Librazhd janë po ashtu zona me rrezik të ulët”, tha Rama.

Edi Rama theksoi se ekonomia ngrihet e bie, por jeta e njeriut nuk kthehet dot më, transmeton Balkanweb.

“Ju lutem shumë ndërgjegjësohuni e kuptoni se koronavirusi ka ardhur këtu për të na shtuar hallet, por padyshim që ne do të trajtojmë sic duhet. Ekonomia ngrihet e bie, të vdekurit nuk ringjallen dot më. Sa më shumë të hapemi, kërkohet balancë më e fortë. Individi duhet të ketë një rol të rëndësishëm, i secilit prej nesh”, u shpreh Rama.

Marketing