Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke u kthyer pas në kohë, në periudhën që ai ishte kryebashkiak i Tiranës.
Kreu i qeverisë përmes një video të postuar në Facebook ka ndarë pamje nga një rrugë e kryeqytetit.
Nga imazhet shihet gjelbërimi nga pemët, për të cilat kryeministri thotë, se është kënaqësi t’i shohësh, kur kujton se kur u mbollën ishin pak më të larta se ai edhe pse nuk është i shkurtër.
“Mirëmëngjesi kënaqësi kur kujtoj se kur i mbollëm ishin pak më të lartë se unë edhe pse i shkurtër nuk isha!”- shkruan Rama.