Rama: Kush më vendos kushte mua dhe PS, humbet!

Rama thotë se mund t’i shkojë dhe në zyrë Bashës nëse do të bashkëpunojë për reformën zgjedhore, por nga ana tjetër nuk ka ndërmend ta presë pasi sipas tij kryerja e kësaj detyre është një kusht i BE-së.

Marketing

I ftuar në report tv, Rama u shpreh se puna për reformën vijon dhe se ai i mbetet mendimit se në reformën zgjedhore palët politike nuk kanë nevojë për “përkthyes”, duke lënë të nënkuptojë se i qëndron idesë kundër që PD përcolli javën e kaluar, për të sjellë në komisionin e reformës një përfaqësi të huaj.

Rama: Nuk i trembem asnjë ndërmjetësimi, unë mendoj se nuk kemi nevojë për përkthyes, shqip merremi vesh më mirë me njëri tjetrin. Ky vend nuk mund të funksionojë më as me teka dhe as me përkthyes, por sikur funksionojnë të gjitha vendet normale. Jam gati në cdo moment që të ulem në tryezë, do të doja që të flisnim për reformën zgjedhore, pasi koha vrapon, nëse ata nuk e ndiejnë presionin e kohës dhe janë në një kalendar tjetër është e drejta e tyre, nuk kam arsye t’u bëj presion, ‘hajdeni, hajdeni, hajdeni’. Jam këtu në cdo moment që ata dëshirojnë. Për të gjithë, cfarë ka në atë karvan, kush dëshiron që të më ketë edhe mua në tavolinë jam gati, kudo, edhe në selinë e PD-së nëse zhvillohet takimi unë shkoj, nuk e kam problem. Nuk është cështje vendi, formati, apo imponimi të axhendës, nëse ata janë rehat me orën që vazhdon të bjerë 12, është puna e tyre, ora ime vrapon.
-Përsa kohë do ta prisni?

“Nuk e pres fare, ne vazhdojmë, ndërkohë që jemi gati në cdo moment të ndalojmë dhe të ulemi nëse ata duan që ne ta ndalojmë dhe të ulemi. Opozita në parlament ka një qasje të sajën të respektueshme dhe ne do e debatojmë, por duhet të mos humbasim asnjë sekond për të plotësuar dy kushtet dhe fatmirësisht për reformën zgjedhore është shumë e qartë, sipas rekomandimeve të OSBE-së. Cfarë do të donim të shtonim nuk na pengon asnjë, mjafton të biem dakord. Për këtë nuk ka nevojë të ulemi të gjithë, rekomandimet e OSBE-së. Jemi gati të diskutojmë, nëse do të na bindin patjetër do ta rishikojmë sistemin.

Një koment që ngjau si një “kërcënim”, Rama e bëri dhe për kushtet për të cilat shpesh herë kanë folur deputetët e opozitës parlamentare, në votimin e reformës zgjedhore.
Rama: Kushte nga opozita e re? Kushte PS-së dhe mua nuk na vendos njeri, nëse nuk e kanë mësuar akoma dhe do të duan prova do ta mësojnë rrugës, ne jemi shumica e votuar për të udhëhequr, jo për t’u shkuar mbrapa atyre që nuk i kanë votat dhe duan të udhëheqin nga mbrapa. Jemi gati të ulemi dhe të hapur për ndryshimin e sistemit apo cdo gjë që kemi në dorë. Ama kushte, kush na vendos kushte humbet.

Marketing