Ballina Lajme Shqipëri Rama: Kushtetuta nuk negociohet

Rama: Kushtetuta nuk negociohet

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi sot në Kuvend se mazhoranca është e hapur për dialog me opozitën në rrugë, por nuk është e gatshme që të diskutojë Kushtetutën.
Rama tha se zgjedhjet e 30 qershorit nuk do të ndryshojnë.

Marketing

“Ne jemi të vetëdijshëm për problemet, por nga ana tjetër jemi krenarë për arritjet”, ky ishte konkluzioni kryeministrit Rama për progres-raportin e Komisionit Evropian për të cilin tha se jep indikacione të qarta se çfarë duhet të bëjë opozita.

“Është shumë e qartë se ka një vendosmëri për të vijuar përpjekjen destruktive dhe për të vijuar furnizimin me alibi dhe justifikime negative të të gjithë atyre që për arsyet e tyre nuk e duan as zgjerimin e Evropës, e aq më pak çeljen negociatave me Shqipërinë. Ne mbetemi të vendosur të stimulojmë dialogun me opozitën, por pa diskutim nuk kemi asnjë gatishmëri për të negociuar Kushtetutën”, tha Rama.

Marketing
Exit mobile version