Rama: Me hapjen e listave ndalohen koalicionet parazgjedhore

Kryeministri Edi Rama në konferencën e mbajtur për gazetarët ka thënë se me Listat e Hapura pamundësohen koalicionet parazgjedhore.

Marketing

Duke përdorur ironin Rama ka thënë se nëse do të hapen listat do të ketë aq shumë fletë saqë një listë për Tiranën del e gjatë nga Universiteti i Tiranës deri në monumenti i Skënderbeut.

Më tej ai thotë se edhe për këtë ka një zgjidhje, pasi subjektet mund të arrijnë marrëveshje për të dalë me një subjekt unikal brenda një liste të përbashkët.

“Modestisht por qartësisht, mua ka vetëm një koalicion që më detyron, dhe ky është ai i marrëdhënies sime me veten me popullin dhe familjen time, nuk më detyron dot askush që të bëj gjëra që i bien ndesh këtij koalicioni. Marrëveshja e 5 qershorit u realizua si rezultat i gatishmërisë sonë, që bëmë cdo lëshim. Unë kam qenë edhe në opozitë, por është hera e parë, që marrëveshjen e bëri si donte opozita nga ‘A’-ja te ‘ZH’-ja duke shkelur mbi veten tonë. Unë nuk kam më shumë respekt për ata që janë jashtë se ata që janë brenda parlamentit. “ tha Rama.

Më tej ai shtoi: Nevoja e një lidhje me direkte dhe një pranie më të madhe të të zgjedhurve pranë zgjedhësve mund të shërbehet më mirë, kur deputeti e di që rikonfirmimi i tij do të varet nga mendimi i qytetarëve. Patjetër që listat e hapura e bëjnë të pamundur formulën aktuale të koalicioenve, se i bie që të kemi në një fletë votimi, llogariteni, artimetikisht, 40 parti këtej dhe 40 andej, nga 35 kandidatë në Tiranë, një fletë votimi që do të ishte një qilim nga universiteti deri te monumenti i Skënderbeut. Por kjo nuk do të thotë se kemi ndonjë tendencë apo qëllim që të pengojmë marrëveshjet, kjo është cështje e tyre“.