Rama në Fier, sherr mes protestuesve dhe policisë

Qindra protestues me pankarta në duar kanë kundërshtuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Fier.
Ata janë mbledhur përpara selisë së degës së Partisë Demokratike dhe kanë nisur marshimin drejt ambienteve ku kryeministri do të zhvillojë takimin me rastin e 8 Marsit.

Marketing

Trupa të shumta policore kanë ndërprerë rrugën e protestuesve për në ambientet ku kryeminstri do të zhvillojë takimin.

Pas kësaj, protestuesit janë konfrontuar me policinë.

Kryetari i PD-së, Luan Baçi duke folur me megafon deklaroi: “Jemi nisur që nga qendra e Fierit dhe po vazhdojmë rrugën tonë, pse na ndaloni. Keni nxjerrë policë me skafandra që kanë goditur protestuesit. Ju garantojmë që fizikisht nuk e prekim me dorë.”