Rama: Nëse Bullgaria vazhdon me veton, Shqipëria do të kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut në rrugën drejt BE-së

Kryeministri shqiptar Edi Rama, në takimin e fundvitit me gazetarët tha se procesi i integrimit evropian është i qartë dhe se “Shqipëria është në një fazë absurde të bllokimit për shkak të vetos së imponuar nga Bullgaria mbi Maqedoninë e Veriut”.

Marketing

Ai shtoi se Tirana nuk ka për qëllim pafundësisht të varet nga vullneti i Sofjes dhe paralajmlëoi se do të kërkojë ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në rrugën drejt BE-së, nëse në fund të kryesimit francez, gjegjësisht pas gjashtë muajve të parë të vitit të ardhshëm, Bullgaria mbetet në veton.

“Nëse Bullgaria vazhdon të vendosë veto, haptazi do të kërkojmë ndarjen nga Maqedonia e Veriut. Ndërkohë, ajo që është e rëndësishme se pikët tona në vlerësimet lidhur me këtë proces po rriten dhe dy komponentë të rëndësishëm në rritjen e pikëve janë hapat që ka filluar t’i ndërmarrë sistemi gjyqësor”, tha Rama.

Ai theksoi se Prokuroria Speciale (SPAK) e ka dhënë provimin, duke treguar se nuk është prokuror politik as nga e majta e as nga e djathta, por është prokurori speciale për luftë kundër krimit në Shqipëri.

Rama theksoi se operacionet e përbashkëta janë ngritur në një nivel të ri, ku SPAK-u ka një rol të veçantë.