Ballina Aktuale Rama nga Arabia Saudite, sulmon studentët dhe pedagogët protestues: Jeni qenë!

Rama nga Arabia Saudite, sulmon studentët dhe pedagogët protestues: Jeni qenë!

Ndërkohë që në shumicën e fakulteteve protesta e studentëve dhe pedagogëve vazhdon, kryeministri Edi Rama nga Arabia Saudite, ku ndodhet për vizitë i ka sulmuar ata, duke i quajtur; “qen që lehin”.

Marketing

Duke e vazhduar strategjinë mashtruese të “Paktit për Universitetit”, i cili në fakt nuk zgjidh kërkesat thelbësore të të gjithë studentëve, por merret vetëm me punësimin në administratë të studentëve të përzgjedhur, Rama mëngjesin e sotëm nëpërmjet një video-mesazhi në FB është përpjekur që rastin e punësimit të një studenteje ekselente në administratë, ta paraqesë si zgjidhje të problemeve të mëdha për të cilat u ngritën studentët e gjithë Shqipërisë.

“Dhe me Drijonën, studenten ekselente që falë Paktit për Universitetin, sot i është bashkuar administratës publike, si edhe me vendosmërinë për të bërë edhe më shumë, teksa qentë lehin më fort, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në FB.

Marketing
Exit mobile version