Ramadani i BESËS i reagon Zhugiqit të VMRO-së për deklaratën skandaloze

Këshilltari i Lëvizjes BESA, në qytetin e Shkupit, Sedat Ramadani, ka reaguar në lidhje me një audioinçizim të publikuar në rrjetet sociale, në të cilën kyetarja e komitetit qendror të grave të VMRO-së dhe njëkohësisht edhe këshilltare në Këshillin e qytetit të Shkupit, Jelena Zhugiq, se shqiptarët do ta “pushtojnë” Butelin.

Marketing

Me shkas!

Ndarja në baza etnike dhe nje mllefosje e pakuptueshme, është duke e ndjekur vazhdimisht VMRO-DPMNE, e cila nuk ështe duke treguar ndonjë ndryshim apo dallim nga udheheqja e Gruevskit me këtë parti.

Në rrjetet sociale është publikuar një audioinçizim ku shprehet një lloj shqetësimi nga kyetarja e komitetit qendror të grave të VMRO-së dhe njëkohësisht edhe këshilltare në Këshillin e qytetit të Shkupit, Jelena Zhugiq, se shqiptarët do ta “pushtojnë” Butelin, se shqiptarët po investojnë në qendrën rekreative Treska dhe se si rezultat i gjithë kësaj do të ketë federalizim dhe do ti humbin këto vende sikur qe e paskan humbur Çairin.

I bëj thirrje personit në fjalë (se s’mund ta quaj kolege) që të kerkoj falje publike nëse në atë audio material është zëri i saj, pasiqë shqiptarët janë duke jetuar në vendin e vet dhe se nuk po pushtojn asnjë territor të pretenduar nga znj. Zhugiq. Gjithashtu ia bëjë me dije se një nga ata shqiptarët që po ndërton në Butel jam edhe unë, madje po ndihem njëjtë sikur në Çair, sepse shqiptarët do të ndërtojn dhe do të jetojn aty ku do kenë dëshirë vet brenda këtij nënqielli të këtij shteti.

Qasje të tilla duhej të kishin ngelur në të kaluarën, por që fatkeqësisht akoma janë prezente në rrethin tonë, dhe se ide të tilla nuk i shërbejnë as Butelit e as komunave tjera, por as edhe bashkëjetesës në mes etiniteteve në Maqedoninë e Veriut.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=518606922612618&id=100033899442779