Ramadani: Mjaft u fotografuat, qytetarët kërkojnë punë për të cilën na kanë votuar në zgjedhje!

Shkruan: Haqim Ramadani, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së, pjesë e Fraksionit

Marketing

REALITET I HIDHUR!

Nga viti 2020 kushtimisht mund të themi se është vendos një “moratorium” në shtetin e RMV-së, sepse tash e tre vite ne nuk kemi parë që është bërë ndonjë punë nga kjo qeveri edhe pse kanë marrë postet me obligimin dhe premtimin se do ndërtojnë projekte në çdo cep ku ka edhe një Shqiptarë, kanë marrë detyra se do ndërtojnë rrugë, rrugica, shkolla e spitale, por deri më tani nuk kemi parë asnjë projekt të realizuar, bile përkundrazi kemi ndërprerje apo ngadalësim të shumë projekteve, mes tyre edhe rrugës aq të përfolur e të premtuar Shkup-Bllacë dhe autostradës Kërçovë – Strugë.

Gjithashtu kanë marrë detyra në dikasteret ekonomike për të subvencionuar energjinë elektrike ndërsa tani kemi rritje të çmimit të energjisë qind për qind, ka rritje të çmimeve të produkteve bazë për mbi 50% dhe lirisht mund të themi se askund skemi patur progres por fakteqësisht në disa dikastere kemi regres të dukshëm që vështirëson jetën e qytetarëve.

Mund të konstatojmë se në këto tre vite qytetarët shohin vetëm PR nga ministrat, gurrëthemele, projekte 3D por assesi nuk shohin fundin e ndërtimit të spitalit në Kërçovë, nuk shohin sallën në fshatin Çellopek apo nyjen e Bërvenicës për tu lidhur me autostradën. Për fat të keq, pacientët po na vdesin në spitalin e Tetovës, ashensorët nëpër spitale nuk punojnë dhe qytetarët detyrohen me batanije ti ngjesin lartë në kate pacientët e sëmurë.

Liqeni Treska në komunën e Sarajit assesi të gjej zgjidhje nga Ministria e Ekonomisë në veçanti dhe qeveria në përgjithësi.

Rruga e Shkup – Bllacë në gjatësi prej 2 km nuk i shihet fundi ndërsa promovojmë autostrada. Tetova, Gostivari dhe komunat rurale të Pollogut ende nuk kanë stacione filtruese, shkollat në vendbanimet Shqiptare janë në gjendje të mjerueshme dhe pa libra ndërsa nga ana tjetër po bisedohet për tabela elektronike, e shumë e shumë probleme tjera që qytetarët na tregojnë në takimet që në kontinuitet i realizojmë.

Stagnon dukshëm edhe decentralizimi fiskal në pushtetin lokal dhe fatkeqësisht komunat tona ballafaqohen me shumë kërkesa më se të nevojshme nga qytetarët dhe shumë pak mjete për plotësimin e këtyre kërkesave dhe implementimin e programit zgjedhorë dhe projekteve kapitale në të mirën e qytetarëve. Të qënurit në krye të detyrës nënkupton të ndikoni në sigurinë kolektive, shëndetin, shkollimin, komunikacionin, mirëqenien, ngrohjen, ujin e pijshëm, kushtet ekonomike, ndriçimin publik, drejtësinë si dhe në çdo fushë e aspekt të jetës sonë të përditshme, si asaj individuale ashtu edhe asaj kolektive.

Prandaj sot Ju themi hapur, mjaft u fotografuat, qytetarët kërkojnë punë për të cilën na kanë votuar në zgjedhje!

Marketing