Ramadani: Nga 1 janari, rriten kuotat për farmacitë

Fondi për sigurim shendetësor, do të fillojë nga janari me metodologji të re për shpërndarjen e kuotave të ilaceve për farmacitë që kanë marrëveshje me Fondin.

Marketing

Sipas drejtorit të FSSH-së, Orhan Ramadani, Barnatoreve ju është përcaktuar vlera maksimale prej 650.000 denarëve për barnatore. Kështu qytetarët do të kenë mundësi të gjejnë ilaçet e tyre me recetë nëpër farmaci, gjatë gjithë muajit e jo si deri tani kur farmacitë justifikoheshin me kuotën e ulët t përcaktuar nga Fondi

“Qytetarët do të kenë mundësinë të furnizohen rregullisht me barnat e përgjatë tërë muajit nga barnatoret më të afërta të vendbanimeve të tyre. Ky përcaktim hyn ne fuqi nga 1 janari 2019 dhe shpërndarja e re, parasheh vlerë minimale për kokë banori në secilën njësi rajonale të Maqedonisë… Në fillim të vitit 2019, Fondi do të shpërndajë mjete shtesë rreth 120 milion denarëve për barnat me recetë që nënkupton se do të rritet buxheti i barnave prej 2 miliard e 900 milion denarë për vitin 2018, në 3 miliard e 20 milion denarë për vitin 2019. Kjo do të thotë se për çdo barnatore pritet rritje e kuotës për rreth 20.000 denarëve në fillim të vitit 2019”, tha Orhan Ramadani, drejtor i FSSH-së.

Marketing