Ramiz Lladrovci i infektuar me COVID19 shtrihet në spital

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili kishte rezultuar pozitiv me koronavirus më 28 korrik, tash e dy ditë është shtrirë në SHSKUK.

Marketing

Këtë e ka konfirmuar për IndeksOnline, drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Arsim Haxhiu.

Haxhiu tha Lladrovci është shtrirë në spital të mërkurën i cili është duke i kryer disa ekzaminime.

Ai theksoi se gjendja shëndetësore e Lladrovcit është e mirë dhe stabile.