Ballina Lajme Kosovë Ramiz Lladrovci mposht COVID-19: Me mjekë, ia tregova vendin virusit të keq

Ramiz Lladrovci mposht COVID-19: Me mjekë, ia tregova vendin virusit të keq

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është shëruar nga koronavirusi.

Marketing

Ai përmes një njoftimi në Facebook e ka konfirmuar këtë, duke falënderuar mjekët për kujdesin ndaj tij por edhe miqtë nga skena politike, duke nisur nga Presidenti Hashim Thaçi, transmeton Klan Kosova.

“Me mjekë, ia tregova vendin virusit të keq”, ka thënë ai.

“Një falënderim nga zemra shkon për të gjithë familjarët e të infektuarve në repartin ku kam qëndruar, për respektin dhe mbështetjen që ma dhanë vazhdimisht. Po ashtu, shokët e mi nga shkolla fillore, e mesme dhe studimet, bashkëfshatarët dhe bashkëqytetarët e panumërt që më dërguan mesazhe inkurajimi dhe të cilët më bënë krenar për funksionin tim”, është shprehur ai.

“Kisha ditë vërtetë të rënda, edhe net të pafundme. Por, kujdesi i mjekëve tanë, ishte shembullor, gjatë 24 orëve, pavarësisht gjendjes time të rëndë. Më e rënda ishte, kur lexoja lajme alarmante apo dyshime për profesionalizmin e mjekëve tanë, apo mungesës së oksigjenit”.

“Madje, ishte tepër e rëndë për mua, kur thuhej se ata që hyjnë të terapinë me oksigjen, janë në rrugë të mirë për të ikur nga kjo botë. Të gjitha këto i demantoj unë, për 17 ditë qëndrim në Klinikën Infektive”.

Exit mobile version