Ballina Showbiz Ramush Haradinaj nderon me medalje ”Zhutat”

Ramush Haradinaj nderon me medalje ”Zhutat”

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sot ka takuar dy vëllezërit që dhanë kontributin e tyre gjatë Luftës Çlirimtare, Bekimin dhe Esatin.

Ai tha se përpos kontributit në Luftën Çlirimtare, me këngët e tyre ata i kënduan lirisë dhe përjetësuan emrat e Heronjve të Kombit.

Ndër të tjera Ramush Haradinaj ndau për dy vëllezërit medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontribut në çështjen kombëtare shqiptare.

Marketing

Postimi i Plotë i Ramush Haradinaj:

Familja atdhetare Agaj nga Rashkoci, historikisht ishte në ballë të përpjekjeve për liri dhe bashkim. Sot kisha nderin të pres në takim, Bekimin dhe Esatin. Përpos kontributit në Luftën Çlirimtare, me këngët e tyre ata i kënduan lirisë dhe përjetësuan emrat e Heronjve të Kombit. Me këtë rast, për Vëllezërit Agaj kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontribut në çështjen kombëtare shqiptare. RH

Marketing
Exit mobile version