Ballina Aktuale Ranglista e re në FIFA, prin kjo kombëtare (FOTO)

Ranglista e re në FIFA, prin kjo kombëtare (FOTO)

Pas përfundimit të Kampionatit Europian dhe Kupës së Amerikës, FIFA ka dalur me ranglistë të re me renditjen e kombëtareve më të mira.

Marketing

Kombëtarja e Belgjikës do të vazhdoj t’i prijë ranglistës botërore të FIFA-s, përkundër se nuk arriti të shkoj më shumë se deri në çerekfinale të ‘Euro 20’, aty ky u mposhtë nga Italia.

Brazili është ngritur një pozitë më lartë, duke rrëmbyer pozitën e dytë në ranglistë pas triumfit në Olimpiadën ‘Tokyo 20’, pozitë që e mbante Franca.

Francezët tani kanë rënë një vend më poshtë, duke u gjendur në pozitën e tretë.

Anglia si finaliste e Europianit ka qëndruar në pozitën e njëjtë, atë të pozitës së katërt, derisa Italia pas triumfit në Europian, është ngritur në dy vende më lart duke e mbyllur Top 5 ranglistën.

Më poshtë e gjeni renditjen e Top 10 nga FIFA. /Lajmi.net

Exit mobile version